Shqipëria

Veliaj prezanton listën e anëtarëve të Këshillave Bashkiak: Synojmë 40 mandate nga 61 në total


Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, ka prezantuar përbërjen e listës së Këshillave Bashkiak për Tiranën.

“Nuk presim menatën për pazare, kemi qenë të përgatitur. Ne duam të vazhdojmë bashkëpunimin me qeverinë. Nuk e duam këshillat për të rrëzuar qeverinë, kjo është gafa më e rëndë, prandaj ne kemi një listë që mishëron bashkëpunimin si kurrë më parë me qeverinë”, ka thënë ai.

Sipas Veliajt, në përbërje të listës do të jenë një pjesë e zëvendësministrave dhe atyre të rinj si Rovena Kuko dhe Besart Kadia.

“Një skuadër juristësh do jenë në Këshillin Bashkiak, do kemi edhe përfaqësues të biznesit që vijnë nga sipërmarrja. Do kemi për herë të parë përfaqësues të komunitetit rom, egjiptjan, për të treguar që nuk është një qytet racist, që nuk i ndan në të ardhur dhe në vendali”, ka vijuar ai.

Po ashtu Veliaj ka shtuar se kjo është lista me moshën më të re, nën 35 vjeç.

Nga ana tjetër ka thënë se synohen 40 mandate nga 61 në total.

“40 mandate nga 61 në total, që do na jepte mundësinë për të bashkëpunuar me qeverinë, jo për të rrëzuar qeverinë, siç opozita e kërkon”, ka theksuar Veliaj.

Pjesë e listës është edhe Endri Fuga, drejtor i komunikimit në Kryeministri. Gjithashtu Joleza Koka dhe Halit Valteri, ish-deputet i opozitës së re dhe më pas kandidat për deputet nën siglën e PS-së.

Edhe aktori Gaz Paja është pjesë e listës së kandidatëve për Këshilla Bashkiak.

Lista e plotë:

  1. Romina Kuko
  2. Aldrin Dalipi
  3. Megi Fino
  4. Eridian Salianji
  5. Etleva Bajrami
  6. Endri Fuga
  7. Ledia Tota
  8. Plarent Ndreca
  9. Sonila Qato
  10. Luan Bregasi
  11. Arta Dollani
  12. Genc Hyska
  13. Joleza Koka
  14. Julian Hodaj
  15. Reme Lala
  16. Redi Jupi
  17. Blerina Doracaj
  18. Gaz Paja
  19. Silda Anagnosti
  20. Endri Hoxha
  21. Adelina Greca
  22. Hantin Bonati
  23. Vjollca Braho
  24. Glinxhet Madhi
  25. Katerina Marku
  26. Aldo Merkoçi
  27. Albina Nanaj
  28. Enio Civici
  29. Xhilda Kito
  30. Bes Kadia
  31. Maura Linadi
  32. Agim Kraja
  33. Grejsi Bixhi
  34. Halit Valteri
  35. Kamela Banushi
  36. Rezart Isufi
  37. Xheni Hatllari
  38. Alfred Muharremi
  39. Sara Shameti
  40. Sead Kazanxhiu
  41. Bora Minga
  42. Roy Bashaj
  43. Gresa Hoxha
  44. Tedi Deraj
  45. Elektra Kadriaj
  46. Tahir Batalli
  47. Rea Kalo
  48. Kejdi Jazenxhiu
  49. Sindi Tona
  50. Endrrit Fetahu
  51. Anxhela Bakiasi
  52. Hermes Kafenxhiu
  53. Fatbardha Sadikaj
  54. Savio Dosti
  55. Erisa Veliu
  56. Samuel Nazeri
  57. Romina Zaimi
  58. Albi Deliaj
  59. Helena Kace
  60. Qazim Fucija
  61. Kamelisa Selami
  62. Emanuel Dosti
  63. Olsa Ulqinaku
  64. Aldo Aga
  65. Arsiva Qefalia
  66. Irla Pirra

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore