Lajme

Vdes një shtetase amerikane në Brezovicë


Një shtetase amerikane është gjetur pa shenja jete nga ekipet e shpëtimit në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës” në Brezovicë të martën në mbrëmje.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, derisa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

“Viktima sipas bashkëshortit të saj (shtetas britanik), me të cilin ishin duke skijuar bashkë, dyshohet se është zënë nga orteku i borës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Ndërsa Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës në një adresim për mediat të martën tha se rreth orës 15:20 kanë pranuar një thirrje për ndihmë nga patrulla e skijimit në Brezovicë, për një aksident orteku.

“Ka qenë shumë e vështirë të lokalizohet vendi i aksidentit. Pas disa përpjekjeve kemi konstatuar se aksidenti ka ndodhur të vendi i quajtur ‘Vendi i Shqiponjave’. Pas një kërkimi të shkurtër është lokalizuar trupi, por për fat të keq për shkak të traumave nga orteku, një shtetase e huaj ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

“Koha ka qenë me mjegull dhe dukshmëria ka qenë shumë e ulët. Ka qenë shumë e vështirë të lokalizohet vendi i aksidentit. Pas disa përpjekjeve kemi konstatuar se aksidenti ka ndodhur të vendi i quajtur ‘Vendi i Shqiponjave’. Pas një kërkimi të shkurtër është lokalizuar trupi, por për fat të keq për shkak të traumave nga orteku, një shtetase e huaj ka ndërruar jetë”.

Ky shërbim ka bërë thirrje tek qytetarët që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos lëvizin jashtë shtegut të skijimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore