Shqipëria

Vdekja e 23-vjeçares/ Nё trupin e tё resё tatuazhe naziste


Tatuazhet nё trupin e 23-vjeçares, Evgjeni Baxho qё humbi jetёn pak ditё mё parё nё mёnyrё misterioze, flitet se janё njё bashkim i simboleve naziste.

Tre figurat nё barkun e viktimёs, duket se janё pёrkatёsisht Tiëaz-shigjeta që nënkupton nder, drejtësi dhe autoritet- Odal-romb që nënkupton shtëpi, pasuri e trashëguar-dhe Algiz-pamje sfurku do nënkupton mbrojtje dhe shëndet.

Policia e Tiranës lajmёroi thellimin e hetimeve për vdekjen e tё resё. Fillimisht u tha se humbi jetën nga një infeksion në dhëmballë.

Halla e 23-vjecares, dorëzoi nё polici një laptop, që përdorej nga mbesa e saj.

Para se të vdiste, ajo e kishte lënë në shtëpinë e saj.

Një listë me emrat e miqve të mbesës u dorёzua gjithashtu nё polici e cila mund tё shёrbejё nё zbardhjen e çёshtjes.

Ekspertët mjeko-ligjor ende nuk kanë dalë në një konkluzion në lidhje me shkakun e vdekjes së 23-vjeçares.

Paraprakisht, analizat treguan se 23-vjecarja ka pasur komplikacione në mushkëri. Po ashtu, ajo ka pasur edhe një infeksion të rëndë në dhëmballë, për të cilin po mjekohej me antibiotikë prej 10 ditësh.

Policia ka sekuestruar në banesën e saj disa medikamente dhe receta të lëshuara nga mjekë. Ndërkohë, pritet raporti përfundimtar mjeko-ligjor për të zbuluar shkakun e vdekjes së saj.

23-vjeçareje, u gjet pa shenja jete paraditen e 18-majit në banesën nё tё cilёn jetonte me qira në rrugën “Teodor Muzaka” në Tiranë.

Vajza jetonte e vetme në Tiranë dhe studionte për ekonomik. 2 prindërit i kishte në Greqi.

Ekzaminimet paraprake treguan se viktima kishte ndërruar jetë si pasojë e një infeksioni në dhëmballë.

Prokuroria e Tiranës, ka marrë në shqyrtim gjithë provat materiale të gjetura në shtëpinë e të resë.

Hetimi vazhdon.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore