Shqipëria

Vaksina që e lufton korrupsionin është transparenca, thotë Manastirliu


“Vaksina që e lufton korrupsionin është transparenca”.

Kjo do të ishte deklarata e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, të martën e 14 qershorit në ditën e dytë të Konferencës Kombëtare Antikorrupsion.

Sipas Ministres – duke folur për dikasterin që drejton – ajo çfarë e gërryen besimin e qytetarëve te sistemi shëndetësor është: korrupsioni.

“Sistemi shëndetësor është një sistem i brishtë. Ne po përpiqemi që nëpërmjet mjeteve monitoruese dhe inovacionit të bëjmë gjithçka për luftimin e korrupsionit”, theksoi Manastirliu.

Ndërsa ajo shtoi se përveç transparencës i rëndësishëm është edhe reagimi.

“Ka dhe një qasje tjetër, ajo reaktive – të reagosh kur ndodh një akt”, vijoi Manastirliu.

Ndër të tjera ajo ravijëzoi se, “përpos reformës në drejtësi dhe qasjes ndëshkuese edhe Agjencia e Luftës Kundër Korrupsionit në Ministrinë e Drejtësisë ka vendosur një koordinator në të gjitha institucionet, duke i dhënë një shtesë më tej qasjes reaktive”.

Mesazhi i saj ishte i qartë: “Përdorimi i mjeteve digjitale për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve për qytetarët”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore