Jetesë & Stil

Vajza sekrete e Vladimir Putin


Presidenti i Rusisë Vladimir Putin është vënë në qëndër të mediave rozë pas zbulimit të vajzës sekrete.

Sipas mediave të huaja 17-vjeçarja Luiza Rozova ka lindur nga marrëdhënia e fshehtë e presidentit rus me sanitaren Svetlana Krivonogikh, e cila punonte në shtëpinë e tij.

17-të vjeçarja ka rënë në sy për shkak të jetës luksoze që bën. Ajo publikon herë pas herë, në mediat sociale, foto me veshje të shtrenjta dhe nga vende të ndryshme

Zbulimi i profilit të vajzës së Putin u bë nga opozitari dhe kundërshtari i presidentit rus, Alexei Navalny, shkruan gazeta  “The Sun”.

Burimet të afërta thanë se Putini dhe Svetlana filluan lidhjen e tyre në fund të viteve 90-të, ndërsa ajo ishte një pastruese dhe ai ishte kreu i bordit te stabilitetit finaciar (FSB).

Svetlana ka lindur në Shën Petersburg në 1975, dhe është rritur në një apartament modest. Gjatë fundit të viteve 90-të punoi si pastruese në një dyqan afër shtëpisë së saj, ndërkohë që studionte për ekonomi.

Në vitin 2000 ajo u diplomua, dhe menjëherë më pas, u zhvendos me nënën e saj, në rezidencën e ndodhur  në ishujt Kamenny./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore