Kosova

“UP-ja është vatër e ngacmimeve seksuale”, kërkohet shkarkimi i profesorit Xhevat Krasniqi që e denoncuan 27 studente


Protesta e Lëvizjes Feministe Studentore

Në protestën e organizuar nga Lëvizja Feministe Studentore u kërkua largimi i profesorit të Fakultetit të Edukimit, Xhevat Krasniqi, i cili u denoncua për ngacmim seksual nga 27 studente në Fakultetin e Mjekësisë.

Protestuesit bllokuan hyrjen e rektoratit për një arsye.

Aktivistja, Erza Dubova, konsideron që Universiteti i Prishtinës nuk është i sigurt për vajzat.

Ndërkaq, nga Rrjeti i Grave të Kosovës thanë se Këshilli i Etikës është duke e trajtuar me vonesë këtë rast.

E sociologu Labinot Kunushevci tha se shoqëria dhe shteti duhet të bëjnë më shumë për t’i ofruar mbështetje viktimave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore