Shqipëria

Ulen rastet e infektimeve me Covid-19 në Shqipëri


Gjatë 24 orëve të fundit, vetëm një pacient ka humbur betejën me coronavirus-in dhe kanë rezultuar pozitivë 53 qytetarë në Shqipëri.

Gjatë këtij muaji situata është paraqitur drejt rënies përsa i përket rasteve të reja dhe humbjeve të jetës.

Aktualisht në spitalet COVID, në Tiranë dhe në spitalet rajonale Shkodër, Durrës, Elbasan, janë duke u trajtuar 124 pacientë. 12 prej tyre ndodhen në terapi intensive, nga të cilët katër ndodhen në intubim.

Janë kryer 1 mijë e 533 testime dhe janë shëruar 748 qytetarë.

Fushata e vaksinimit masiv vijon gjithashtu me ritme të shpejta.

Ndërkohë deri më tani janë vaksinuar mbi 494 mijë shqiptarë.

Në Shqipëri kanë mbërritur deri tani mbi 730 mijë doza të vaksinave anti-Covid, ndërsa janë siguruar përmes kontratave të deritanishme, 2.1 milionë doza.

Më 29 u mblodh sërish Komiteti i Ekspertëve, ku la në fuqi masat e marra më përpara për sa i përket fashës orare të lëvizjes deri në orën 22.00.

Ministria gjithashtu ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID-19.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore