Lajme

Ukrainë/ Sulm kibernetik në faqet zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes dhe bankave


Në Ukrainë, qendra e sigurisë kibernetike ka bërë me dije se faqet e internetit të ministrisë së Mbrojtjes dhe bankave Privatbank dhe Oshadbank kanë qenë nën një sulm kibernetik.

Referuar qendrës ukrainase të sigurisë kibernetike, Rusia mund të jetë fajtore për sulmin.

Sakaq, një mesazh në faqen kryesore të faqes së internetit të ministrisë ukrainase së Mbrojtjes thuhet se ka qenë nën mirëmbajtje.

Observatori i internetit, NetBlocks, ka konfirmuar se të dhënat e rrjetit në kohë reale tregojnë një humbje të lidhjes me Bankën Shtetërore të Kursimeve të Ukrainës.

Dhe se ndërprerja ka ndikuar tek ATM-t dhe shërbimet bankare.

Gjithashtu observatori ka konfirmuar edhe ndërprerje të raportuara në rrjetet e ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura.

Qendra nuk ka thënë se kë fajëson për sulmin, por një deklaratë ka sugjeruar se po drejton gishtin nga Rusia.

“Nuk përjashtohet mundësia që agresori të ketë përdorur taktika të dredhive të vogla të pista, sepse planet e tij agresive nuk po funksionojnë në shkallë të gjerë”, thuhet në deklaratë.

Kyiv-i ka fajësuar Moskën edhe në të kaluarën për sulme të ngjashme, që kur Rusia filloi të grumbullonte më shumë se 100 mijë trupa pranë kufirit.

Oshadbank, nga ana tjetër, e ka konfirmuar sulmin duke thënë se ai rezultoi në ngadalësimin e disa prej sistemeve të saj.

Ndërsa qendra e komunikimit strategjik ka bërë me dije se edhe përdoruesit e Privatbank kishin probleme me pagesat dhe një aplikacion bankar.

Ky incident i ndodhur vjen mes tensioneve të rritura me Rusinë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore