Lajme

Ukrainë/ Ministria e Brendshme publikon pasojat e sulmeve të deritanishme


Ministria e Brendshme në Ukrainë ka postuar të dhënat e deritanishme për pasojat e sulmeve ruse në territorin ukrainas.

“Më shumë se 40 njerëz nu vranë dhe disa dhjetëra u plagosën”, tha Aleksey Arestovich, këshilltar i kreut të Zyrës së Presidentit të Ukrainës.

Në Nikolaev, njofton Ministria, gjatë sulmit në aeroportin ushtarak Kulbakinsky është plagosur një person. Forcat e armatosura ruse, shkruhet në njoftim, kanë hyrë në pikën kufitare Pesky në rajonin e Kharkiv-it.

Deri tani, në rajonin e Dnipropetrovsk, njësia ushtarake 2110 në fshatin Chervona Hryhorivka dhe njësia ushtarake 7036 në fshatin Krasnopillya janë nën zjarr dhe stacioni i aerodromit është shkatërruar.

Zjarr, njofton Ministria ka rënë edhe në rajonin e Zaporozhye, në një njësi ushtarake në Bliznyuki.

Në Kamianets-Dniprovska, nga shpërthimi u shkatërruan tre shtëpi dhe një dyqan, por sipas Ministrisë, nuk ka viktima.

“Në fshatin Berdy, rrethi Berdyansk, një njësi e mbrojtjes ajrore u qëllua, një person u vra dhe pesë u plagosën”, shkruhet në njoftim.

Një roje kufitare u vra nga granatimet në territorin e Krimesë së pushtuar. Kolona e tankeve ruse ka hyrë në rajonin e Luhanskut në kufirin e Krasnaya Talivka, Milove dhe Horodyshche. Në këtë zonë po zhvillohen ende luftime, sqaron Ministria.

Në zonën e Skadovsk, zyra e komandantit kufitar të reagimit të shpejtë është qëlluar nga helikopterët. Si pasojë tre roje kufitare janë vrarë dhe disa janë plagosur dhe beteja vazhdon.

Në qytetin Myrhorod, mbyll njoftimin Ministria, katër ushtarakë u plagosën gjatë granatimeve të aeroportit ushtarak të njësisë ushtarake A1356.

Lexo ngjarjen e plotë duke klikuar KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore