Shqipëria

U tha se sulmoi Princ Lekën, ish-vjehrri deklaron se “mezi qëndron në këmbë”


I ati i Elia Zaharisë, Gjergj, ka deklaruar se ndryshe nga sa pretendon Princ Leka, në të vërtetë ka ndodhur e kundërta.

Më herët, Leka ka deklaruar në polici se është sulmuar nga ish-vjehrri.

Tani, Zaharia ka thënë se ka vepruar në vetëmbrojtje dhe se ka qenë Princi Leka ai që e ka sulmuar atë.

“Jam i moshuar. Me zor qëndroj në këmbë, jo të sulmoj një djalë të ri”, ka deklaruar ai.

Princ Leka sulmohet nga ish-bashkëshortja Elia Zaharia dhe i ati i saj

Ngjarja ka ndodhur pasditen e 5 marsit, kur Princ Leka ka deklaruar është sulmuar nga ish-bashkëshortja Elia Zaharia dhe i ati i saj, Gjergj.

Mësohet se Leka ka shkuar për të takuar vajzën, e cila jeton në Oborrin Mbretëror bashkë me mamanë e saj.

Mirëpo aty është përballur me ofendimet e ish-vjehrrit dhe më pas me dhunë fizike.

Princ Leka, i detyruar nga rrethanat, mësohet se është larguar nga Oborri Mbretëror për të shmangur skenën e dhunës në prani të së bijës së mitur.

Ndërkohë, pas përplasjes fizike, Leka i është drejtuar komisariat, ku ka bërë denoncimin dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje.

Ai është paraqitur edhe në ambientet e spitalit “Nënë Tereza” për të marrë ndihmë mjekësore.

Tani, pritet seanca gjyqësore për të marrë një vendim në lidhje me këtë çështje

Princ Leka dhe aktorja Elia Zaharia, i dhanë fund martesës së tyre 7-vjeçare në fund të vitit të kaluar.

Zyrtarisht, Leka e konfirmuar divorcin më 15 janar.

Sakaq, pas ndarjes, Princi ka nisur një histori dashurie me Blerta Celibashin, fotografe pranë Oborrit Mbretëror.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore