Shqipëria

U shkarkua nga shkalla e parë, KPA kthen në detyrë prokurorin e Tiranës


Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka kthyer në detyrë prokurorin e Tiranës, Ndini Tavani.

Ky i fundit u shkarkua nga shkalla e parë e Komisioni i Pavarur i Kualifikimit(KPK), pas akuzave se janё konstatuar probleme për të tre kriteret e rivlerësimit, përfshirё pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Ishte vetë prokurori ai që apeloi vendimin e KPK dhe kërkoi konfirmimin në detyrë, duke dhënë shpjegime për problemet e konstatuara nga hetimi administrativ.

Shpjegimet e dhëna nga prokurori kanë bindur vetëm një anëtar të trupës gjykuese të KPK-së, kurse 2 anëtarët e tjerë vendosën për shkarkimin nga detyra të prokurorit.

Megjithatё KPA njoftoi se vendosi tё rrëzojё vendimin e shkallës së parë dhe të rikthejë në detyrë prokurorin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore