Lajme

U dashurua me shkrimtaren, peshkopi spanjoll dorëhiqet nga funksionet kishtare


Kisha Katolike Romake ka bërë publike arsyet që sollën dorëheqjen e peshkopit spanjoll Xavier Novell muajin e kaluar.

Sipas deklaratave të Kishës në mediat spanjolle, Novell u dorëheqjen nga funksioni i tij si peshkop, sepse ra në dashuri me një shkrimtare të trillimeve erotike të ngjyrosura me “Satanikë”.

Në vitin 2010, në moshën 41 vjeç, ai u bë peshkopi më i ri i Spanjës, në rajonin verilindor të Katalonjës, Solsona.

Gjithashtu ka mbështetur të ashtuquajturën terapi konvertimi për homoseksualët dhe ka kryer ekzorcizma.

Vendimi për dorëheqjen e të parit të Kishës Katolike Romake, me miratimin e Vatikanit, erdhi si surprizë muajin e kaluar. Thuhet se ai është takuar disa herë me zyrtarë të Vatikanit, si dhe me vetë Papën.

Xavier Novell ishte tradicional në qasjen mbi abortin, por pikëpamjet e ashpra mbi homoseksualitetin dhe mbështetjen e hapur për pavarësinë e Katalonjës ishin “të diskutueshme”.

Lajmi që gjithashtu shokoi popullin spanjoll, ishte se Silvia Caballol, psikologe dhe romanciere erotike ishte e divorcuar.

Media spanjolle Religión Digital njoftoi se ish-peshkopi tani është në kërkim të një pune si agronom në Barcelonë.

Librat e Caballol përfshijnë tituj të tillë si “Ferri i epshit të Gabriel” dhe trilogjia “Amnesia”.

Në njërën prej veprave të saj, i premtohet lexuesit një udhëtim në sadizëm, çmenduri dhe epsh. Si dhe një luftë mes së mirës dhe së keqes, Zotit dhe Satanit, me një komplot për të tronditur vlerat dhe besimet fetare të dikujt.

As ish-peshkopi, i cili tani është 52 vjeç, as romancieri nuk u janë përgjigjur raporteve, edhe pse Religión Digital e citoi atë të thoshte “Unë kam rënë në dashuri dhe dua t’i bëj gjërat siç duhet”.

Dioqeza që atëherë është përgjigjur duke theksuar se “vërtetimi ose jo i kësaj historie është një çështje shumë personale, vetëm për të”.

Çështja ka ngritur përsëri problemin e beqarisë brenda Kishës.

Në intervistat e mëparshme, Xavier Novell pranoi se në rininë e tij ai kishte rënë në dashuri me një vajzë 18-vjeçare dhe ai më vonë kishte dashur të martohej dhe të kishte fëmijë para se të vendoste në një rrugë tjetër.

Ndryshimi i zemrës së tij ka nxitur murmuritje brenda Kishës. Murgesha Dominikane Lucía Caram tha se ishte “jashtë mendjes”.

Marrë nga BBC, përshtatur për Albanian Post.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore