Shqipëria

Turizmi, ekonomia dhe punësimi – OECD vlerëson progresin e Shqipërisë në rajon


Qendra e të Dhënave për Konkurrueshmërinë në Ballkanin Perëndimor (Western Balkans Competitiveness Data Hub) certifikon progresin e Shqipërisë në Konferencën e Nivelit të Lartë për Evropën Juglindore në Paris, veçanërisht në sektorin e punës, ekonomisë së qëndrueshme dhe turizmit.

Raporti i OECD për Konkurrueshmërinë 2024 vlerëson politikat e vendeve të Ballkanit Perëndimor në 15 dimensione kryesore, analizuar mbi 440 indikatorë ekonomikë dhe sektorialë për të rritur konkurrueshmërinë.

Sipas OECD-së, Shqipëria ka shënuar progres të madh në politikat e punësimit, turizmit, tregtisë, mjedisit, bujqësisë, energjisë, financave, luftën kundër korrupsionit, arsimin, shoqërinë digjitale, investimet, dhe më shumë. Është lider rajonal në 13 nga 15 dimensionet e raportit.

Qeveria shqiptare angazhohet të zbatojë rekomandimet për një ekonomi të qëndrueshme dhe konkurruese, drejt tranzicionit të gjelbër dhe digjital, duke përfshirë integrimin dinjitoz në BE.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, tha nga Franca, ku u prezantua dhe raporti, se Shqipëria ka rol udhëheqës në rajon. “OECD ka shpallur raportin e konkurrueshmërisë për vitin e 2024. Ka analizuar të dhënat e vitit 2023, në krahasim me vitin 2021, ku Shqipëria pasi janë analizuar 440 indikatorë, udhëheq dhe është mbi mesataren e vendeve të Ballkanit Perëndimor, për 13 prej dimenisoneve nga 15 në total dhe në 14 prej dimensioneve Shqipëria është në progres”.

“Në sektorin e punësimit, mjediist, turizmit, bujqësisë, ka përparim në luftën ndaj korrupsionit, dhe ku natyrisht ka ende shumë për të bërë. Ky raport thelbësor vjen në një moment të rëndësishmë për Shqipërinë ku ne po finalizojmë agjendën e reformave në kuadër të planit të rri të rritjes së BE, për të arritur një konvergjencë sa më të shpejtë dhe haronizimin sa më të shpejtë në rrugën tonë drejt anëtarësimit në BE”, tha Gonxhja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore