
Në tremujorin e parë të vitit 2022, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) vlerësohet me një rritje prej 5,97 për qind, kundrejt tremujorit të parë të vitit të kaluar.
Në të ka dhënë kontribut pozitiv dega e Ndërtimit me +1,95 pikë përqindje, ndërsa dega Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me +1,55 pikë përqindje.
Sakaq, dega Aktivitete të pasurive të paluajtshme ka kontribuuar pozitivisht me +0,91 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me +0,66 pikë përqindje, kurse Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me +0,26 pikë përqindje.
Dega Industri, Energji dhe Uji me +0,24 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me +0,03 pikë përqindje, Bujqësi, ndërsa Pyje dhe Peshkim me +0,01 pikë përqindje.
Nga ana tjetër, negativisht ka kontribuuar aktiviteti Arte, argëtim dhe çlodhje me -0,35 pikë përqindje.
Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me – 0,18 pikë përqindje.
Kurse Taksat Neto mbi produktet kanë kontribuar pozitivisht me +0,89 pikë përqindje.

Për tremujorin e parë të vitit 2022, dega kryesore e ekonomisë në Shqipëri është Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit me një rritje prej 0,11 për qind.
Pas tij vjen Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit, me një rritje prej 1,38 për qind dhe Aktiviteti i Ndërtimit me 25,49 për qind.
Grupi i aktiviteteve Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor ka pasur një rritje prej 10,55 për qind, ndërsa grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni rritje prej 0,89 për qind.
Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rritje prej 11,96 për qind, kurse ai i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 14,86 për qind.
Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative ka rezultuar me një rritje prej 11,88 për qind, ai i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë me 1,29 për qind.
Ndërsa grupi i aktiviteteve Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi ka pasur një rënie me 14,44 për qind.
Taksat Neto mbi produktet janë rritur me 7,03 për qind.

Treguesi i PBB-së, sa u përket ndryshimeve në krahasim me tremujorin paraardhës, vlerësohet me një rritje prej 1,56 për qind.
Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit është paraqitur me një rënie prej 0,14 për qind.
Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit, rënie prej 2,73 për qind. Aktiviteti i Ndërtimit shënoi një rënie me 0,73 për qind.
Në të kundërt, aktiviteti Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor ka shënuar një rritje prej 2,84 për qind. Aktiviteti Informacioni dhe Komunikacioni, rënie me 2,80 për qind. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit rritje prej 4,76 për qind.
Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje me 2,29 për qind. Grupi Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative, rritje prej 5,74 për qind.
Aktiviteti i Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë, rënie prej 1,54 për qind.
Kurse aktiviteti Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi kanë shfaqur rënie prej 3,13 për qind.
Taksat Neto mbi produktet kanë patur një rritje me 0,25 për qind.

Konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi, është rritur me 8,63 për qind.
Sakaq, konsumi final i qeverisë ka pësuar rënie me 2,79 për qind.
Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks është rritur me 15,5 për qind.
Eksportet e mallrave dhe shërbimeve janë rritur me 25,25 për qind, ndërsa Importet e mallrave dhe shërbimeve me 17,62 për qind.

Konsumi final i popullatës është rritur me 4,97 për qind krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2021.
Kurse konsumi final i qeverisë ka pësuar një rënie me 1,25 për qind.
Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks ka shënuar një rritje me 5,73 për qind.
Eksportet e mallrave dhe shërbimeve janë rritur me 6,35 për qind, ndërsa Importet e mallrave dhe shërbimeve janë ulur me 1,39 për qind.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Procesi i regjistrimit të diasporës, Balla: Synimi është krijimi i një regjistri të të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit
-
Foreign Affairs: Arsyet pro dhe kundër zgjerimit të Bashkimit Evropian
-
Shqipëria kryeson rimëkëmbjen turistike në Evropë nga nivelet para-pandemike
-
Policia bllokon rrugën e urës së Shkozës, shkak çarja e një tubi gazi në karburant