Lajme

Trajtimi i ndryshimeve klimatike shpëton jetë


Studjuesit në Britaninë e Madhe kanë dalë në konkluzionin se me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për të trajtuar ndryshimet klimatike mund të shpëtohen mijëra jetë të humbura çdo vit nga ndotja e ajrit, pasivitetit dhe dietat jo të shëndetshme.

Agjensia e lajmeve, The Guardian, bën me dije se mund të shpëtohen miliona jetë në të gjithë botën nëse vendet shfaqin ambicie për uljen e emetimeve dhe për të kufizuar ngrohjen globale, ngjashëm si zotimet në marrëveshjen ndërkombëtare të klimës në Paris.

Në gjetjet e studjuesve theksohet nxitja e përmirësimeve të shtuara në ndryshimet e klimës dhe shëndetin e njeriut.

Kërkimet mbi shëndetin dhe ndryshimet klimatike nga Lancet Countdown, kanë vëzhguar ndikimin shëndetësor të rritjes së planeve kombëtare për të përmbushur synimet e Paris-it për të shmangur ndryshimet e rrezikshme të klimës në nëntë vende përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinën, Brazilin dhe Mbretërinë e Bashkuar.

The Guardian shkruan se bota gjendet jashtë mundësive për të përmbushur qëllimet e Paris-it edhe pse hulumtimi gjeti mënyra për forcimin e angazhimit për të frenuar rritjen e temperaturave në përputhje me marrëveshjen ndërkombëtare i cili do të kishte gjithashtu, përfitime të konsiderueshme për shëndetin.

Përfitimet për shëndetin do të vinin përmes dietave me bazë bimore, shtimit të aktivitetit fizik nga lëvizjet aktive me ecje ose çiklizëm dhe shkurtimet e ndotjes së ajrit e një sasie më të pakët të djegies së lëndëve djegëse.

I botuar në revistën Lancet Plenetary Health, hulumtimi parashtron tre skenarë të mundshëm. Vazhdimin e rrugës aktuale, rritjen e përpjekjeve për të arritur qëllimet e Paris-it ose vendosjen e shëndetit në fokusin e trajtimit të ndryshimeve klimatike.

Sipas The Guardian, përmbushja e qëllimeve ndërkombëtare do të shpëtonte 98 mijë e 420 në vit deri në vitin 2040. Kjo përmes dietave që përfshijnë më pak mish dhe më shumë fruta dhe perime.

Ndërkohë, 21 mijë e 486 jetë mund të shpëtohen prej njerëzve që ushtrohen dhe 3 mijë e 458 nga zvogëlimi i ndotjes së ajrit. Dhe nëse qëllimet do të ishin me fokus në sigurimin e shëndetit, do të shpëtoheshin rreth 100 mijë jetë në vit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore