Lajme

Tragjedi në pyllin e Dadia-s, identifikohen 18 emigrantë të vdekur


Një tragjedi është regjistruar në pyllin e Dadia-s, në rajonin Evros të Greqisë, pasi janë gjetur 18 trupa të djegur emigrantësh.

Pylli, i cili u përfshi nga zjarret edhe vitin e kaluar, ndodhet mes flakësh që prej ditës së djeshme të 21 gushtit.

Referuar përfaqësuesit të Zjarrfikësve, Giannis Artophios, “18 persona janë djegur në afërsi të pyllit të Dadia-s, sipas informacioneve të siguruara nga Mbrojtja Civile”.

Ai ka bërë po ashtu me dije se po hetohet mundësia që bëhet fjalë për persona që kanë hyrë ilegalisht në vend.

Prej ditës së djeshme për zonën më të gjerë janë dërguar 112 njoftime evakuimi.

Sakaq, mesazhet transmetohen edhe në celular nga rrjetet e huaja në zonë.

Gjithashtu është aktivizuar ekipi i identifikimit të fatkeqësive.

“Kërkimet në të gjithë zonën vazhdojnë”, ka shtuar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore