Shqipëria

Tiranë/ Vritet me armë zjarri një person


Policia e Shtetit ka bërë me dije se me datë 10 maj në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri një shtetas.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “5 Maj”.

Shtetasi me inicialet M.Q 27 vjeç ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle për kapjen e autorit.

Gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa shtetas të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore