Shqipëria

Tiranё/Tre nё pranga nga finalizimi i operacionit “Weekend”


Pas hetimeve gjashtё mujore Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë nё bashkёpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë finalizuan me sukses operacionin policor “Weekend”.

Nё kuadёr tё kёtij operacioni u sekuestruan 2 armё zjarri tip pistoletё, një sasi më lëndë narkotike kokainë dhe heroinë, një sasi municioni luftarak dhe sende të tjera të kundërligjshme.

U vendosёn nё pranga tre shtetas, midis tyre dhe njё italian. Personat trafikonin armё zjarri dhe lёndё narkotike nga Italia për në Shqipëri, duke i shitur në qytete të ndryshme të vendit.

“V. Gj., 46 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve dhe “Trafikimi i armëve dhe i municionit”. G. G., 26 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ka shkruar policia.

Gjithashtu u bë dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit italian me iniciale M. M., 40 vjeç, i dënuar disa herë në Itali në fushën e trafiqeve të paligjshme, bashkëpuntor i shtetasit V. Gj, sipas njoftimit tё policisё.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore