Lajme

Tërheqja e trupave ruse do të kërkojë kohë, thotë Kremlini


Kremlin-i zyrtar tha gjatë së enjtes se tërheqja e forcave të saj nga kufijtë e Ukrainës do të ndodhte për një periudhë të gjatë kohore.

Ky njoftim erdhi pasi autoritetet ukrainase dhe aleatët e saj perëndimorë shprehën skepticizëm mbi tërheqjen e trupave nga Rusia.

Zëdhënësi i Kremlin-it, Dmitry Peskov sqaroi se ky është një proces që “do të marrë pak kohë”.

Presidenti rus Vladimir Putin e paralajmëroi tërheqjen gjatë të martës.

Kjo, pasi kishte diskutuar me homologun e tij gjerman Olaf Scholz në Moskë.

Putin ravijëzonte se “është marrë një vendim për tërheqjen e pjesshme të forcave”.

Të mërkurën e 16 shkurtit, Rusia njoftoi se stërvitjet e ushtrisë së saj në Krime kishin përfunduar dhe se ushtarët po ktheheshin në garnizonet e tyre.

Por pretendimi u prit sërish me dyshime nga Ukraina dhe aleatët e saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore