Shqipëria

Të dielën Maratona e Tiranës, mbi 4 mijë të regjistruar


Për Maratonën e Tiranës janë regjistruar rreth katër mijë persona nga 50 shtete të ndryshme të botës.

Maratona do të mbahet të dielën e 22 tetorit.

Edhe këtë vit janë katër disiplina në dispozicion të atletëve profesionistë, por edhe atyre që e kanë pasion vrapin, përfshirë edhe ata me aftësi të veçanta.

Bulevardi Zogu i parë, Bulevardi i ri, Myslym Shyri, Rruga e Kavajës, Durrësit, Bulevardi kryesor, dhe një pjesë e unazës do të jenë të bllokuara.

Maratona fillon në 09:00 të mëngjesit, dhe rreth orës 13:00 pritet të hapen rrugët.

Ndërkaq, ky është viti i shtatë që në Tiranë organizohet maratona, ku pritet të ketë edhe fitues sipas disiplinave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore