Jetesë & Stil

Taylor Swift, vjen me një tjetër rekord


Këngëtarja me famë botërore, Taylor Swift  së fundmi ka thyer rekordin e mbajtur në Britani nga grupi legjendar, “The Beatles” për 54 vjet.

Sipas “Official Charts”, albumi “Fearless” i Swift është albumi i tretë numër një në top listat. Për 259 ditë, tre prej albumeve të saj arritën numrin një në top listat britanike dhe botërore.

Ky rekord u shënua nga albumet “Folklore” dhe “Evenmore”.

Rikujtojmë se grupi i famshëm “The Beatles” deri më tani ka mbajtur rekordin e top listave në 364 ditë me publikimin e albumeve “Help!”, “Rubber Soul” dhe “Revolver”.

Gjithashtu se reperi i famshëm Drake dhe këngëtarja e njohur Ariana Grande në vitin 2019 kanë thyer rekordin e grupit legjendar “The Beatles”.

Sa i përket Taylor-it, së fundmi është raportuar se një 52-vjeçar është vënë në pranga nga policia mbrëmjen e së shtunës teksa përpiqej të futej në apartamentin e 31-vjeçares në Tribeca.

Një përfaqësues i “NYPD” tha se policia arriti në ndërtesë rreth orës 23:00 pasi mori një telefonatë që tregonte se një burrë po përpiqej që të hynte nga dera e përparme.

Sipas policisë, i dyshuari është identifikuar si Hanks Johnson. Sa i përkes jetës së saj sentimentale Swift, marrëdhënien e fundit ka vendosur ta mbajë larg syrit të publikut dhe nuk ka preferuar të flasë në lidhje me këtë temë.

Të njejtën gjë ka zgjedhur të bëjë dhe partneri i saj Joe Alwyn, i cili gjithashtu është treguar shumë diskret rreth romancës së tyre.

E gjendur përballë Paul McCartney për kopertinën e re të revistës “Rolling Stone” pak kohë më parë artistjaka thënë dy gjëra të vogla rreth lidhjes së saj me britanikun.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore