Lajme

Sulm me mbi 22 të vrarë në Nigerinë Qendrore


Reuters

Një milici e dyshuar e krishterë sulmoi një kolonë që mbante 90 besimtarë myslimanë të shtunën në shtetin qendror të Nigerisë, duke lënë të paktën 22 persona të vdekur.

Rreth orës 08:28 me kohёn lokale komanda e Policisë së Shtetit të Plateau mori një thirrje shqetësimi se një grup sulmuesish të rinj të Irigwe sulmuan një kolonë prej pesë autobusësh me besimtarë myslimanë.

“22 persona u vranë dhe 14 u plagosën”, tha zëdhënësi i policisë Ubah Ogaba në një deklaratë, duke shtuar se 21 persona ishin shpëtuar.

Një përfaqësues i qeverisë vendore tha se numri ishte edhe më i lartë.

“Janё konfirmuar tё vdekur 25 persona”, tha përfaqësuesi i qeverisë së shtetit, Danladi Atu i cili vizitoi një spital ku u dërguan njerëzit e plagosur.

Tё njёjtёn shifёr sugjeroi dhe një grup lokal që përfaqëson barinjtë, Shoqata Miyetti Allah Cattle Breeders e Nigerisë.

Guvernatori i shtetit të pllajës Simon Lalong dënoi sulmin, duke sqaruar se “siguria është rritur në të gjithë zonën”.

Policia tha se gjashtë të dyshuar ishin arrestuar dhe se qetësia ishte rikthyer në territor.

Nigeria veriperëndimore dhe qendrore për vite me rradhë luftojnë me tensionet midis barinjve nomadë kryesisht myslimanë dhe fermerëve të krishterë, të cilët konfliktohen për kontrollin e burimeve, ujit dhe tokës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore