Lajme

Spiropali: Ukraina u nda përfundimisht nga sfera ruse, koha që Kosova të njihet


Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, deklaroi pas vizitës në Ukrainë se kjo e fundit është ndarë përfundimisht nga sfera ruse dhe është koha që Kosova të njihet.

Lajmi u bë i ditur nga Balkanweb, duke cituar intervistën me zyrtaren shqiptare.

“Konteksti i Ukrainës dhe qeverive pro-ruse në Ukrainë ka qenë krejt tjetër nga ç’është sot, dhe duke kuptuar faktin që Ukraina është ndarë përfundimisht nga sfera ruse, është koha që sot Kosova të njihet, sepse çështjet e Krimesë, nuk kanë asnjë lidhje me pavarësinë e Kosovës”, u shpreh fillimisht Spiropali.

Kujtojmë që ministrja ishte pjesëmarrëse në takimet me presidentin ukrainas Volodymy Zelensky, kryeministrin ukrainas Denys Shmyhal dhe kryebashkiakun e Kiev-it, Vitaly Klitschko.

Sipas saj, kryeministri shqiptar Edi Rama e ngriti çështjen e njohjes së Kosovës në të dyja takimet – me presidentin dhe kryeministrin e Ukrainës.

Ai e bëri të qartë, shtoi Spiropali, që jo vetëm Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, por dhe Kosova ka mbajtur të njëjtat qëndrime ndaj Federatës Ruse.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore