Shqipëria

SPAK shpall në kërkim një oficer të policisë gjyqësore


Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka shpallur në kërkim një oficer të policisë gjyqësore nën akuzën e ryshfetit.

Fatbardh Lala akuzohet se ka marrë 50 mijë lekë ryshfet për të ndërhyrë tek prokurori dhe gjyqtari me qëllim që të mos dënohet shtetasi Ermir Llagaçi.

Ndaj tij është caktuar masa “arrest me burg”, por nuk u ekzekutua pasi oficeri ka dalë jashtë vendit.

Nën hetim janë vendosur Ermir Llagaçi dhe nëna e tij Tefta Llagaçi për kryerjen e veprave penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Pavarësisht se Ermir Llagaçi u dënua, vepra penale e korrupsionit dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm konsiderohet e konsumuar nga ana e dy personave të vënë nën hetim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore