Shqipëria

SPAK kërkon dy vite burg për Adriatik Llallën


SPAK kërkoi 2 vite burg për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Llalla, u paraqit të premten në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK). Kjo është hera e parë që paraqitet para SPAK-ut që pas ngritjes së akuzave ndaj tij.

Llalla akuzohet për fshehje të pasurive dhe mos deklarimit të saj në të paktën tre raste.

Ditën e sotme ai iu drejtua gjykatës së bashku me avokatin e tij. Në seancën e sotme Llalla pritet të paraqesë mbrojtjen.

Ish-kryeprokurori i Përgjithshëm është hetuar edhe për akuzën e pastrimit të parave, por ky pretendim u rrëzua.

Adriatik Llalla ka kërkuar revokimin e gjykimit të shkurtuar në mënyrë personale. Bëhet me dije se kërkesa është pranuar nga gjykata.

Kjo do me thënë që procesi ndaj ish-kryeprokurorit do të jetë më i thjeshtë, por do të zgjasë më shumë në kohë.

Nga ana e saj, GJKKO ka vendosur që seanca e radhës ndaj ish-kryeprokurorit Llalla të zhvillohet më 20 prill, në orën 09:00.

mësohet se për shkak të gjykimit të shkurtuar, ka mundësi që ai të vuajë vetëm 1.4 vite burg.

Një tjetër kërkesë e SPAK ishte edhe përjashtimin me 5 vite të Llallës nga funksionet publike.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore