Shëndet

Si të keni një shtatëzëni të shëndetshme?


Shtatëzënia është një ndër periudhat më të bukura të një femre. Megjithatë, veç emocioneve për pritjen e ëmbël, kjo periudhë shoqërohet edhe me shumë stres dhe frikë për detajet e panjohura. Ndaj, ne kemi listuar disa këshilla për një shtatëzëni të shëndetshme.

Ushtrohuni rregullisht.

Mos kini frikë të ushtroheni gjatë shtatëzënisë. Mjafton të zgjidhni sportet e duhura. Një ide mjaft e mirë do të ishte noti. Megjithatë, nuk duhet ta teproni me aktivitet fizik.

Lexoni rreth shtatëzënisë.

Është një ide shumë e mirë të edukoheni rreth kësaj periudhe kaq të veçantë të jetës suaj. Mësoni sa më shumë nga librat e shtatëzënisë ose informohuni në internet.

Vishni këpucë të rehatshme.

Tregoni mjaft vëmendje te këpucët që do të vishni gjatë shtatëzënisë. Ato duhet të jenë të rehatshme. Evitoni këpucët e larta.

Ushqehuni me shumë prodhime deti.

Ushqehuni me prodhime deti të paktën 2-3 herë në javë. Këto ushqime kanë vlerat ushqimore qe i nevojiten bebit tuaj.

 Limitoni sasinë e kafeinës që merrni

Gjatë periudhës së shtatëzënisë, është mirë të limitoni sasinë e kafeinës që merrni deri në 200 mg.

Mos pini alkool.

Alkooli pengon zhvillimin e bebit, ndaj nuk është e këshillueshme ta përdorni atë gjatë shtatëzënisë.

Flini mjaftueshëm.

Është normale të flini më shumë se zakonisht, të paktën muajt e parë të shtatëzënisë. Trupi juaj harxhon më shumë energji, pasi e shpenzon atë për mbrojtjen e bebit.

Mos pini cigare.

Duhanpirja gjatë periudhës së shtatëzënisë, mund të rezultojë mjaft e rrezikshme për bebin tuaj. Mund të dëmtohen mushkëritë ose truri i tij.

 Vendosni rripin e sigurimit.

Mos guxoni të qëndroni në makinë pa vendosur rripin e sigurimit gjatë shtatëzënisë suaj. Mund të jetë vërtet e rrezikshme.

Bëni sa më shumë foto, para se të mbërrijë bebi.

Së fundmi, kjo është një periudhë tepër e bukur e juaja dhe ju duhet ta dokumentoni atë. Edhe nëse keni komplekse me trupin tuaj, kjo nuk është arsye për të mos patur foto.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore