Teknologji

Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë vendosur sanksione ndaj 7 liderëve të një bande ruse të hakerëve


Softueri keqdashës i Trickbot në një moment u numërua ndër një nga kërcënimet më të dëmshme të sigurisë në internet.

I aftë për të vjedhur të dhëna financiare, për t’u përhapur nëpër rrjete dhe për të lëshuar softuerin e shpërblesës.

Thesari i SHBA-ve deklaruan se “gjatë kulmit të pandemisë COVID-19 në vitin 2020, Trickbot shënjestroi spitalet dhe qendrat e kujdesit, duke lansuar një valë të sulmeve ransomware ndaj spitaleve përgjatë Shteteve të Bashkuara”,

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, në një deklaratë tha se Shtetet e Bashkuara dhe Britania “ishin përkushtuar në përdorimin e të gjitha autoriteteve në dispozicion për mbrojtjen ndaj kërcënimeve kibernetike”.

Zyrtarët britanik përshëndetën vendosjen për herën e parë të këtij lloji të sanksioneve ndaj kriminelëve kibernetikë dhe bënë të ditur se kjo ishte vetëm “vala e parë” në “veprimin e ri të koordinuar” kundër grupeve të tilla.

Megjithëse softueri keqdashës i Trickbot nuk është publikuar për disa vite, individët që qëndrojnë pas tij mbeten aktivë dhe ende duket se po punojnë së bashku, sipas Allan Liska, një analist i inteligjencës së kërcënimeve me Recorded Future.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore