Jetesë & Stil

Shtëpia e fëmijërisë së Beyonce në Hjuston mori flakë në mëngjesin e Krishtlindjeve


Shtëpia e fëmijërisë së Beyonce-s mori flakë herët në mëngjesin e Krishtlindjeve, megjithëse familja që jetonte atje shpëtoi shëndoshë e mirë.

Zjarri u raportua rreth orës 2 të mëngjesit të së hënës dhe Departamenti i Zjarrfikësve të Houston mbërriti në skenën e shtëpisë dykatëshe me tulla brenda tre deri në pesë minuta, raportoi Houston Chronicle, transmeton AlbanianPost.

“Ne e kishim përmbajtur në rreth 10 minuta,” i tha gazetës shefi i Departamentit të Zjarrfikësve të Houston, Justin Barnes.

Familja e Beyonce Knowles bleu shtëpinë në bllokun 2400 të Rosedale në vitin 1982 dhe artistja jetoi atje deri në moshën 5 vjeçe.

Ajo u pa duke fotografuar pronën kur ishte në qytetin e saj të lindjes për turneun e saj botëror të “Renaissance”.

Shtëpia në lagjen historike Riverside Terrace është ndërtuar në vitin 1946, teksa shkaku i zjarrit nuk është zbuluar dhe është akoma nën hetim.

Përndryshe, disa ditë më parë Beyonce bëri një paraqitje surprizë në një shfaqje speciale të filmit të saj “Renaissance” në Brazil, duke lënë pa fjalë fansat që as se kishin imagjinuar një vizitë nga ajo.

32-herë fituesja e “Grammy-t”, 42-vjeçe, zbriti në Salvador të Brazilit, për të marrë pjesë në një festë “Club Renaissance” pas shfaqjes, ku ajo përshëndeti fansat e panumërt që bërtisnin.

Beyonce me paraqitje surprizë, “shokon” fansat në Brazil

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore