Kosova

“Shtëpia e diskriminimit”, KKSH-ja me aksion simbolik para qendrave të shëndetit në Luginë


Baneret e vendosura para shtëpive të shëndetit në Preshevë dhe Bujanoc.

Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi ka ndërmarrë një aksion simbolik përpara shtëpisë së shëndetit në Bujanoc dhe Preshevë, për shkak të diskriminimit që po i bëhet shqiptarëve sa i përket punësimit në këto qendra të shëndetit, përkundër se ata janë shumicë.

Para shtëpisë së shëndetit në Bujanoc dhe Preshevë janë vendosur banere me mbishkrimin: “SHTËPIA E DISKRIMINIMIT”.

Kryetari i KKSh-së, Nevzad Lutfiu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sipas informacioneve që kanë “7 mjekë shqiptarë janë refuzuar në konkursin e fundit në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, ndërsa është pranuar një kuadër nga Vranja”.

“Nuk jemi aspak kundër kur punësohen kuadro serbë apo romë që jetojnë në Bujanoc, por të punësohen kuadro nga qytete të tjera dhe të refuzohen kuadrot shqiptare që jetojnë në Bujanoc, kjo është e pa pranueshme”.

Shqiptarët që jetojnë në Luginë të Preshevës janë të shtypur sistematikisht nga institucionet e Serbisë.

Madje, atyre nuk iu lejohet as përdorimi i flamurit kombëtar.

Së fundmi një nga çështjet që është ngritur edhe në Senatin amerikan është pasivizimi i adresave që Serbia po i bënë shqiptarëve atje, posaçërisht në Medvegjë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore