Shqipëria

Gjyqi për Gërdecin/ Aldo Bumçi dëshmon në SPAK, Shkëlzen Berisha nuk paraqitet


Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet këtë të enjte të 14 dhjetorit seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu.

Ndërkohë, Gjykata e Posaçme ka thërritur si dëshmitar për çështjen e Gërdecit edhe Shkëlzen Berishën. Por ai nuk është paraqitur.

Dhe mësohet se GJKKO-së nuk i ka ardhur njoftimi që ka dijeni për thirrjen.

Ndaj SPAK i vë GJKKO-së tjetër adresë në dispozicion.

Ish-ministri Aldo Bumçi ka dhënë sakaq shpjegime mbi të gjithë procedurën se si kanë vepruar ministritë për formatimin e bazës ligjore për demontimin e armëve dhe vendosjen e Gërdecit si bazë.

Po ashtu ai ka dhënë shpjegime edhe për një shkresë nga Ministria e Drejtësisë dhe e Mbrojtjes, me anë të faksit, duke mohuar që të kishte sigluar një shkresë të tillë për Shkëlzen Berishën.

Sipas deklaratës së tij, ai bërë një kallëzim pas shpërthimit në Gërdec, duke pretenduar se ishte e falsifikuar.

Bëhet me dije se Bumçi ka pranuar se e ka njohur djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha.

Por ka thënë se nuk ka pasur kontakte miqësore dhe se e ka takuar për fushata elektorale.

Gjithashtu ka pranuar se e ka takuar në fund të vitit 2007, ku e ka pritur dy herë në zyrë për arsye elektorale dhe ka mohuar të ketë diskutuar për çështjen e armëve.

Në seancën e sotme ka dëshmuar edhe ish-sekretarja e Bumçit, e cila ka deklaruar se në atë kohë kur është dërguar faksi ka qenë me leje lindje.

“Gërdeci”, GJKKO thërret më 14 dhjetor Shkëlzen Berishën dhe Aldo Bumçin

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore