Shqipëria

Shisnin mina me telekomandё/Tre mijё euro copa, “arrest me burg” pёr tre durrsakёt


Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për tre durrsakёt e arrestuar dy ditë më parë. Kёta tё fundit u kapën duke shitur mina me telekomandë, pёr tё cilat sipas burimeve nga policia merrnin njё pagesё prej 2 mijё e 500 dei nё 3 mijё euro copa.

Policia arrestoi mё datё 3.06.2021 shtetasit I.A., drejtues mjeti, E.B. dhe B.Ç., pasagjerë, të cilët u kapёn duke nё flagrancё duke shitur disa mina me telekomandë.

Ngjarja u rregjistrua në vendin e quajtur “Muzeu”, në lagjen nr. 9 në qytetin e Durrësit.

Shtetasit po udhёtonin me njё automjet tip “Volvo”. Pas kontrollit tё ushtruar nga policia u sekuestruan nё cilёsinё e provёs materiale tri mina të montuara të lidhura me telefon.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore