Lajme

SHBA-të dhe Kanadaja përfshihen nga stuhia e dëborës


Një stuhi dimërore ka mbërthyer një pjesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë.

Kjo bërë që autoritetet zyrtare të bëjnë paralajmërime për përkeqësim të mëtejshëm të kushteve të motit.

Mijëra fluturime janë anuluar dhe ndërprerje të energjisë elektrike janë raportuar në disa shtete juglindore.

Virginia, Georgia dhe Karolina e Veriut dhe e Jugut shpallën gjendje të jashtëzakonshme.

Shërbimi Kombëtar i Motit i SHBA-ve (NWS) tha se stuhia do të godasë pjesën më të madhe të pjesës lindore të vendit gjatë dy ditëve të ardhshme, me më shumë se 30 cm borë që priten në disa zona.

Ka pasur gjithashtu parashikime për përmbytje të mundshme bregdetare në disa zona, duke përfshirë qytetin e New Yorkut.

Linjat ajrore amerikane kishin anuluar të paktën 2 mijë e 400 fluturime deri të dielën në mëngjes si pasojë e motit ekstrem.

Aeroporti Ndërkombëtar “Charlotte Douglas” në Karolinën e Veriut ishte ndër më të goditurit, me pothuajse 90% të fluturimeve të anuluara.

Në një konferencë shtypi në shtetin fqinj të shtunën e 15 janarit, Guvernatori i Karolinës së Jugut, Henry McMaster, u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë jashtë rrugëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore