Lajme

SHBA dhe Turqi, bashkë për të ulur “agresionin rus” në Ukrainë


Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan dhe këshilltari kryesor i presidentit të Turqisë, Ibrahim Kalin, të martën, kanë diskutuar mbi mënyrat për të frenuar agresionin e mëtejshëm rus kundër Ukrainës”.

Media turke, TRT Haber, tha se Kalin ka deklaruar se Turqia do të ofronte “të gjitha format e mbështetjes”, për zgjidhjen e krizës në Ukrainë, nga një vizitë e zhvilluar të enjten, nga presidenti turk Tajip Erdogan.

Së pari do të kontribuojë në zgjidhjen e çështjes me diplomaci.

Qeveria turke, në nëntor, ka ofruar ndihmë për të ndërmjetësuar në krizë.

Burimet diplomatike thanë muajin e kaluar se Rusia dhe Ukraina ishin të hapura ndaj ofrimit të ndihmës së Ankarasë.

Tashmë njihet që Turqia është fqinj detar i Ukrainës dhe Rusisë, në Detin e Zi dhe ka krijuar marrëdhënie të mira me të dyja vendet në konflikt.

Ajo u ka bërë thirrje të shmangin çdo konflikt ushtarak, ndërsa paralajmëroi Rusinë se pushtimi i Ukrainës nuk do të ishte veprim “i mençur”.

Më herët, të martën, presidenti rus, Vladimir Putin, akuzoi Perëndimin për krijimin e qëllimshëm të një skenari të krijuar për ta joshur atë në luftë dhe duke injoruar shqetësimet e sigurisë së Rusisë mbi Ukrainën.

Ukrainë- Rusi

Tensionet midis Ukrainës dhe Rusisë kanë prekur majat.

Edhe nëse llogarisim të gjitha konfliktet e mëparshme ndër vite.

Trupat ruse të grumbulluara pranë kufijve të dy vendeve po nxit frikën se Moska mund të nisë një pushtim të mundshëm.

Aq sa detyroi diplomacinë britanike dhe amerikane të largonin personelin nga ambasadat e tyre në Kiev.

Ukraina ka paralajmëruar se Rusia po përpiqet të destabilizojë vendin përpara çdo pushtimi të planifikuar ushtarak.

Fuqitë perëndimore ose boshti i aleatëve e kanë paralajmëruar vazhdimisht Rusinë kundër lëvizjeve të mëtejshme agresive ndaj Ukrainës.

Kremlini zyrtar ka mohuar vazhdimisht se po planifikon të sulmojë.

Autoritetet ruse argumentojnë se mbështetja e NATO-s për Ukrainën, duke përfshirë rritjen e furnizimeve me armë dhe trajnimin ushtarak, përbën një kërcënim në rritje në krahun perëndimor të Rusisë.

Tabloja historike është e ndërlikuar – por kjo është një panoramë e përplasjeve në rrënjën e konfliktit – pikërisht në kufi.

Marrë nga Reuters, përshtatur për Albanian Post.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore