Lajme

Shaip Kamberi ragon kundër intonimit të himnit të flamurit serb në shkolla


Vendimin e Ministrisë së Arsimit në Serbi, që himni shtetëror serb të intohohet në cdo klasë, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollorë e ka kundërshtuar Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Përmes një statusi në llogarinë e tij në facebook, Kamberi ka thënë se ky vendim është përjashtues.

“A është himni intonimin e të cilit Ju po urdhëroni gjithëpërfshirës apo përjashtues? A përfaqëson vetëm identitetin serb apo edhe të pakicave? Si do të ndikojë te pakicat një atmosferë e këtillë imponuese“, ka shkruar Kamberi,

Kamberi tutje thotë se ky vendim është politizim i panevojshëm i shkollave dhe arsimit për nevojat e patriotizmit të rrejshëm.

“Ministri serb i arsimit, shkencës dhe teknologjisë, Branko Ruzhiq, paska marrë vendim që në çdo shkollë e në çdo klasë, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollorë, më 1 Shtator,  të intonohet himni shtetëror i Serbisë”.

Qëllimi i një vendimi të këtillë qenka “respektimi flamurit, stemës dhe himnit” për ta “ruajtur identitetin tonë” ka sqaruar ai.

Në këtë reagim publik, deputeti Kamberi ka kërkuar nga qeveria serbe që ndaj fëmijëve të Luginës së Preshevës të kryhen disa obligime të tjera.

“Ministri serb paska harruar se obligimi i tij primarë ndaj fëmijve, para imponimit të dëgjimit të himnit, është sigurimi i teksteve për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës, trajtimi i barabartë në krijimin e kushteve normale nëpër shkollat shqipe dhe njohja e diplomave”.

Ai ka kërkuar që të ruhet identiteti i secilit grup etnik në luginën e Preshevës dhe të mos imponohen veprime të tillë.

“Por, shtrohet pyetja a është himni intonimin e të cilit Ju po urdhëroni gjithëpërfshirës apo përjashtues?”.

“A përfaqëson vetëm identitetin serb apo edhe të pakicave? Si do të ndikojë te pakicat një atmosferë e këtillë imponuese” ka kërkuar llogari Kamberi.

Kamberi ka kujtuar se pakicat në Serbi përbëjnë mbi 20 për qind të popullsisë dhe ata kanë identitet krejtësisht tjetër “nga ajo që Ju po doni t’i impononi”.

“Kjo është një realitet sado që Ju po mundoheni ta injoroni”.

Ai ka shtuar se me këtë veprim Serbia po vazhdon të diskriminoj shqiptarët, “sidomos në çështjet identitare – mohimi i të drejtës së përdorimit të simbolit kombëtar – çfarëdo vendimi politik, qoftë ai imponues, nuk mund të ndikojë në ngritjen e respektit ndaj diskriminatorit”.

Ai ka kërkuar nga institucionet serbe që shkollat të mos politizohen.

“Nuk do të befasohem nëse vendimi i Juaj i radhës të jetë vendosja e fotografisë së autokratit Vuçiq nëpër shkolla e pse jo edhe uniformimi i nxënësve me fanellat e SNS”, ka përfunduar reagimin e tij në llogarinë personale në Facebook, Shaip Kamberi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore