Lajme

Sfiduesja e Macron-it dhe “së kaluarës”: Kush është Marine Le Pen?


Udhëheqësja e partisë franceze të ekstremit të djathtë Fronti Kombëtar (NF), do kërkojë të sigurojë një fitore të madhe të dielën e 24 prillit.

Kjo, përballë presidentit aktual dhe kandidatit tjetër Emmanuel Macron.

Le Pen shkon në balotazh me shpresën për t’i mohuar Macron-it një mandat të dytë në krye të Elysee-s.

Ajo siguroi 23.1 për qind të votave në raundin e parë të zgjedhjeve franceze më 10 prill, duke u renditur e dyta pas Macron-it.

Megjithatë, elektorati mund të joshet nga alternativa e saj duke mbështetur ndryshimin rrënjësor që kandidatja e ekstremit të djathtë përfaqëson.

Macron mundi Le Pen-in pesë vjet më parë, pjesërisht falë performancës së saj të dobët në “debatin kombëtar”.

Shumë votues francezë mund të ndikohen nga përpjekjet e Le Pen për të detoksifikuar markën e partisë së saj gjatë 11 viteve të fundit.

Të tjerët do të mbeten të pakënaqur nga ndryshimi dhe do të ndihen të paaftë për të përballuar perspektivën për të votuar për kandidaten e NF-së.

Kjo, duke pasur parasysh politikën e saj të ashpër kundër imigracionit dhe deklaratat e kaluara të admirimit për presidentin rus Vladimir Putin.

Jeta

Le Pen lindi më 5 gusht të vitit 1968 në Neuilly-sur-Seine, më e reja nga tre vajzat e liderit “famëkeq” të Frontit Kombëtar (NF), Jean-Marie Le Pen.

Vajzat u rritën në Montretout, një rezidencë e shekullit të 19-të në një kodër me pamje nga Seine-a.

Më 1 nëntor të vitit 1976, kur Le Pen ishte vetëm tetë vjeçe, apartamenti i familjes në Paris, u bombardua nga armiqtë e babait të saj.

Foshnja e një fqinji thuhet se ra pesë kate, vetëm për t’u kapur në degët e një peme dhe për t’u shpëtuar mrekullisht nga fataliteti.

Sulmuesi nuk u identifikua kurrë dhe incidenti bëri që Le Pen të shmangej nga shokët e klasës në Lycee Florent Schmitt në Saint-Cloud ku ajo po studionte.

Ajo shkruan gjithashtu për dhimbjen e ndarjes së prindërve të saj në ato kujtime, Kundër Valëve (2005).

Karriera

Le Pen vazhdoi studimet për drejtësi në Universitetin Pantheon-Assas, duke u diplomuar me një master në vitin 1991 dhe një diplomë të avancuar në të drejtën penale një vit më vonë.

Ajo punoi si avokate deri në vitin 1998.

Pikërisht në këtë pikë ajo iu bashkua departamentit ligjor të NF-së dhe filloi karriera e saj në politikën e ekstremit të djathtë.

Ajo u zgjodh si këshilltare rajonale e Nord-Pas-de-Calais në vitin 1998 dhe shërbeu deri në vitin 2004.

Kjo, përpara se të fitonte të njëjtën detyrë në Ile-de-France, në Nord-Pas-de-Calais përsëri në vitin 2010 dhe në Hauts-de-France në vitin 2015, duke plotësuar mandatet gjashtëvjeçare në çdo rast.

Le Pen ishte gjithashtu një anëtare e Parlamentit Evropian midis viteve 2004 dhe 2017, një këshilltare komunale e Henin-Beaumont midis viteve 2008 dhe 2011 dhe pasoi babain e saj si udhëheqëse e NF-së në vitin 2011.

Fronti Kombëtar

Babai i saj e kishte themeluar partinë në vitin 1972 dhe ishte lideri i saj i vetëm për gati katër dekada.

Ai u rendit i dyti pas Jacques Chirac në vitin 2002, kur siguroi 17.8 për qind të votave.

Vajza e tij filloi procesin e moderimit të politikave të kësaj force duke u renditur e treta pas Francois Hollande dhe Nicolas Sarkozy në vitin 2012, duke siguruar 18 për qind të votave.

Në vitin 2017, ajo e përmirësoi këtë paraqitje edhe më tej, duke fituar 33.9 për qind ndaj 66.1 për qind të Macron.

Riemërimi në krye të partisë më në fund e bëri atë të pezullonte dhe më pas ta dëbonte babanë e saj në vitin 2015.

Kjo, pasi ai përsëriti komentet që kishte bërë fillimisht në shtator të 1987 duke minimizuar Holokaustin.

Le Pen ka qenë e martuar dy herë: me ekzekutivin e biznesit Franck Chauffroy ndërmjet viteve 1995 dhe 2000, me të cilin ka tre fëmijë të quajtur Jehanne, Louis dhe Mathilde; dhe ish-sekretarit të përgjithshëm të NF-së, Eric Lorio, midis viteve 2002 dhe 2006.

“Nëse quhesh Le Pen, si përfundim politika do të vijë dhe do të të ngërthejë. Me një mbiemër të tillë, nuk mund të bësh asgjë tjetër!”, do të shprehej mbesa e saj, Marion Marechal Le Pen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore