Lajme

Selmanaj: Policia ballafaqohet me mungesë të gjërave elementare – disa s’kanë këpuca


Driton Selmanaj

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, në seancë e jashtëzakonshme të Kuvendit ku po shqyrtohet propozim-rezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës, ka thënë se policët ballafaqohen edhe me “mungesë të gjërave më elementare”.

“Disa nga ta nuk kanë këpuca, nuk kanë rroba, nuk kanë makina disa stacione policore… kjo është e papranueshme”, tha Selmanaj.

“Edhe nëse kemi pasur dikur telashe financiare, sot nuk i kemi ato. As që duhet të jenë temë ato se çfarë të bëjmë ne për të blerë makina, për të blerë këpuca… anulohu disa tendera për këpuca, duhet gjetur mënyra”.

Kur kjo qeveri, pohoi Selmanaj, “me miliona e miliona euro shkon me kontrata njëburimor për rrugë, apo për ura, e që nuk do duhej të shkonte, ndërkohë për këpuca, për makina (të policëve) nuk gjen mënyra”.

Teksa dha mbështetje për rezolutën e PDK-së, Selmanaj i quajti kërkesa minimale ato që parashihen në këtë rezolutë.

“Sepse ata njerëz (policët), jo vetëm në Veri, por edhe brenda vendit mund të kenë rrezik jetën e tyre.

“Kjo temë duhet të na bëjë bashkë, të jemi bashkë sepse po flasim për një kategori të shoqërisë e cila po na bënë krenarë neve dhe jo vetëm”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore