Lajme

Selimi: Haradinaj ka takuar persona që kanë mbajtur funksione, Kurti është takuar me kriminel në veturë


Selim Selimi, ish-këshilltar ish-kryeministrit Ramush Haradinaj

Selim Selimi, ish-këshilltar i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, theksoi se “këto grupe kriminale, hera herës priteshin edhe në zyrat e institucioneve tona më te larta”, duke aluduar në takimin e Haradinajt sa ishte kryeministër me Milan Radojçiç, pasi ndaj këtij të fundit dhe Zvonko Veselinoviçit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë sanksione.

“Në zyrat e Kryeministrit Haradinaj janë pritur haptas ata që kanë mbajtur funksione në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, shkroi Selimi në Facebook.

“Përderisa kryeministri  i tashëm është takuar me kriminelë serb në një veturë i mbuluar me qebe e ka kohabituar me po të njëjtit, ne kemi takuar çdonjërin që ju ka nënshtruar ligjeve të Republikës”.

“Fusnota, takimi me qebe me Jelena Bjellicën, injorimi i shqiponjës dhe trajtimi i Serbisë me debulesë tregon hipokrizinë e kryeministri Kurti dhe politikanëve me korrespodencë”.

Sipas Selimit, “krimi i organizuar është pikë lufte për të gjithë ne” dhe sipas tij, çdo tentim për të kthyer këto vendime në sulme të brendshme tregon që kjo qeveri s’ka vizion, por ka mllef ndaj popullit”.

Ndërkaq, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka cilësuar si të shkëlqyeshëm vendimin e ShBA-së për vënie të sanksioneve kundër grupeve të organizuara kriminale në Kosovë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Milan Radojçiç

“Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sanksionimin e krerëve të krimit të organizuar në Kosovë është lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore