Gatimi

Sallatë me portokaj, për vetëm tre minuta


Sallata me portokaj shton ngjyrat në vaktet e përditshme, duke u përgatitur shumë lehtë dhe duke iu shtuar menusë si një pjatë shumë e shëndetshme.

Përbërësit:  200 gr portokaj të pastruar, 100 gr ullinj pa fara, 100 ml vaj ulliri, 50 gr qepë, 1 tufë majdanoz, 1 limon (i shtrydhur), kripë, piper.

Përgatitje

Lajmë dhe pastrojmë portokajtë dhe i presim në kubikë mesatarë.

Presim imët qepët, të cilat i shtojmë në pjatë. Vendosim ullinjtë dhe pak majdanoz.

Shtojmë kripë, piper dhe vaj ulliri. Sallata është gati!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore