Lajme

Rusia mund të krijojë një bazë ushtarake në Ukrainë


Administrata e emëruar nga Rusia në rajonin ukrainas Kherson do t’i kërkojë Moskës zyrtare që të krijojë një bazë ushtarake në territorin e saj.

Lajmi u bë i ditur nga agjencitë perëndimore, duke cituar agjencinë ruse “RIA”.

Rusia pushtoi Ukrainën në muajin shkurt, duke okupuar veçanërisht rajonin Kherson, i cili është ngjitur me Krimenë.

Kjo e fundit, kontrollohet nga Moska që nga konflikti i mëparshëm në vitin 2014.

Ajo ka instaluar një administratë të re atje dhe ka filluar të prezantojë rublën ruse si valutë.

“Duhet të ketë një bazë ushtarake ruse në rajonin e Kherson-it”, deklaroi për RIA-n, Kirill Stremousov.

Stremousov njihet si zëvendëskryetari i të ashtuquajturës “administratës rajonale civile-ushtarake” të Kherson-it.

“Ne do ta kërkojmë këtë dhe këtë e kërkon e gjithë popullata. Kjo është thelbësore dhe do të jetë një garantues i sigurisë për rajonin dhe banorët e tij”, shtoi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore