Euro 2020

Rrjetat e paprekura, historike për Suedinë


Në “Stadio La Cartuja” të Sevilla-s u zhvillua ndeshja e fundit e ditës së katërt të EURO 2020.

Në një ndeshje që premtonte shumë, nuk pamë asgjë pos heroizmave të Robin Olsen.

Spanja pa asnjë futbollist të Real Madrid-it për herë të parë në histori, nuk arriti të gjejë fitoren në shtëpi.

Spanjollët jo që nuk fituan, por edhe nuk krijuan shumë raste.

Ato pak raste të krijuara, panë Olsen-in të bënte pritje historike, e Morata-n të lëshonte super mundësi.

Suedia, në anën tjetër, mund të thuhet se kishte dy mundësitë më të mira në ndeshja.

Fillimisht ishte Alexander Isak, në fund të pjesës së parë.

Ai u ndal vetëm nga shtylla, pas një super lëvizje që nxorri nga loja katër lojtar spanjoll dhe portierin Unai Simon.

Po i njëjti, në pjesën e dytë, nxorri vetëm me portë Marcus Berg-un, që dy metra larg portës, shpërdoroi një super mundësi.

Ende është e pakuptueshme se si ai top nuk preki fundin e rrjetës, por përfundoi disa metra mbi portë.

Deri në fund, asgjë nuk ndryshoi, me Spanjën që pati shumë vështirësi në krijimin e rasteve.

Furia e kuqe dhe vikingët mbesin pas Sllovakisë, që udhëheq grupin E, e vetme.

Ata arritën një fitore surprizë 2-1 përballë Polonisë.

Ndeshjet tjera të grupit E janë:

Suedi – Sllovaki, 18 qershor.

Spanjë – Poloni, 19 qershor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore