Rajoni

RMV: Presidenti dekreton Ligjin për regjistrim të popullsisë


Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarosvki

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), Stevo Pendarosvki, nënshkroi të hënën, dekretin për shpalljen e Ligjit për regjistrim të popullsisë, amvisërive dhe banesave. Nënshkrimi u bë, pasi u konsultua me ekspertët e fushës juridike.

Pendarovski, pret që procesi i zbatimit të regjistrimit të mos politizohet. Të dhënat e grumbulluara, të jenë në shërbim të zhvillimit të përgjithshëm, ku do të mundësohet formimi i strategjive afatgjatë, në funksion të shtetit.

Paraprakisht, presidenti, theksoi faktin se ligji duhet të kishte mbështetjen e të gjitha partive politike, të RMV-së.

“Procesi duhet të jetë statistikor, në mënyrë që secila parti që do vijë në pushtet të mos e kontestojë apo të ndryshojë Kushtetutën e vendit”.

Më herët Kuvendi i RMV-së, më 21 janar 2021, me 62 vota vota pro, asnjë kundër dhe pa të përmbajtur, miratoi projektligjin për regjistrim, që do të realizohet gjatë muajit prill. Kujtojmë, që partia opozitare, Organizata e Brendshme Revolucionare e Maqedonisë-Partia demokratike për Unitetin Kombëtar Maqedonas (VMRO-DPMNE), nuk e ka votuar miratimin e ligjit. Pasi, e konsideron përmbajtjen e tij, si proces të politizuar.

Përplasja kryesore mes partive, ka të bëjë me dyshimet e VMRO-DPMNE-së, për numrin e shqiptarëve që jetojnë në RMV. Në vazhdimësi kjo parti ka kontestuar faktin se shqiptarët përbëjne 25.12% të popullsisë, rreth 2 milionë banorë.

Në Kushtetutën e RMV-së, shqiptarët, cilësohen si popull që flet gjuhë të ndryshme nga ajo maqedonase. Mbi këtë bazë, janë përcaktuar të drejtat  tyre gjuhësore, të simboleve, të punësimit, të përfaqësimit, të drejtat kulturore, etj.

Pavarësisht qëndrimit të opozitës, partitë në pushtet, kanë deklaruar se regjistrimi do të realizohet në afatin e parashikuar. Dhe kështu hidhen poshtë akuzat e opozitës.

Procesi do të realizohet, nga 1 deri më 20 prill, të vitit 2021. Regjistrimi i fundit i popullsisë në vend është mbajtur në vitin 2002. Sipas të cilit numri i i popullsisë, ishte rreth 2 milionë e 23 mijë. Gjatë vitit 2011, filloi procesi i regjistrimit, por anëtarët e komisionit regjistrues dhanë dorëheqje kolektive dhe të parevokueshme. Për pasojë, procesi u ndërpre. Shkak ishte përplasja mes partive politike shqiptare dhe maqedonase, mbi mënyrën e realizimit.

Lidhur me debatin për regjistrimin, ka pasur reagim dhe nga ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Kate Byrnes. Byrnes, e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm miratimin e Ligjit për regjistrimin e popullsisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore