Lajme

Regjistrohet vdekja e parë në Britani nga varianti Omicron


Mediat britanike kanë raportuar gjatë minutave të fundit lajmin se të paktën një person në Mbretërinë e Bashkuar ka vdekur nga varianti i coronavirus-it “Omicron”.

Ishte kryeministri britanik, Boris Johnson, i cili zbuloi se varianti i ri po rrit shtrimet në spital.

“Gjëja më e mirë”, deklaroi Johnson, “që njerëzit mund të bëjnë është inokulimi i dozës përforcuese”.

Deklarata zyrtare e kreut të qeverisë britanike erdhi gjatë vizitës pranë një klinikë vaksinimi në Londër.

Për Johnson, njerëzit duhet të lënë mënjanë idenë që Omicron ishte një variant më i butë.

Të dielën e 12 dhjetorit, kryeministri britanik vendosi një objektiv të ri për të gjithë të rriturit në Angli.

Këtyre të fundit do t’u ofrohet një dozë përforcuese deri në fund të muajit.

Shfaqja e dozës përforcuese është përshpejtuar në përgjigje të Omicron.

Kjo, pasi analizat e hershme sugjeruan se dy doza të një vaksine anti-COVID nuk ishin të mjaftueshme për të ndaluar infektimin.

Megjithatë, një dozë e tretë përforcuese jep rreth 70% deri në 75% mbrojtje kundër infeksionit simptomatik me Omicron, sipas Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Britani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore