Film

Regjisori malazias fiton çmim në New York me dokumentarin për refugjatët nga Kosova – Falënderohet nga ambasadori Hysa


Ilustrim: Titulli i dokumentarit në gjuhën angleze

Ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysa, ka përgëzuar regjisorin malazias Velibora Çoviç, i cili fitoi çmim në Festivalin e Filmit në New York (IFFNY 2021) me temën e refugjatëve shqiptarë të Kosovës në vitin 1999.

Filmi i Çoviç-it ka të bëjë me dramën e refugjatëve që gjetën strehë në Mal të Zi, kur afro 100 mijë persona lëshuan Kosovën në drejtim të shtetit fqinj.

Regjisori u prezantua me një film/dokumentar i metrazhit të gjatë, me titullin “Kam pasur dhjetë vjet” (Imala sam 10 godina).

“Imala sam 10 godina”  është paraqitur në kuadër të programit zyrtar “Filmmaker” të festivalit, që u mbajt nga 21 deri më 24 maj.

Producent i filmit është kompania “A Production” nga Podgorica, mbështetur nga Qendra Filmike dhe Fondi për të Drejtat e Pakicave të Malit të Zi, por është ndihmuar edhe nga Radio Televizioni Kosovës.

“Kam pasur 10 vjet” u paraqit edhe para një viti në festivalin e filmit në kryeqytetin malazias.

I kam pasur 10 vjet

Përveç përgëzimit, Hysa edhe e ka falënderuar regjisorin Çoviç për “ndërmarrjen artistike dhe përkushtimin që me vite të tëra mblodhi materiale dhe paraqiti tragjedinë e kosovarëve dhe strehimin e tyre në Mal të Zi”.

Ylber Hysa, ambasadori i Kosovës në Mal të Zi

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore