Lajme

Raporti i Progresit nga KE për Kosovën: Drejtësia e ngadalshme, jo-efikase, e ndikueshme nga politika


Bashkimi Evropian - Kosova

Në raportin e progresit të Komisionit Evropian, thuhet se gjatë kohë së hartimit të raportit, Kosova është ende në fazat fillestare të luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar, dhe qëndron dobët sa i përket përgatitjes së një sistemi të Vetting-ut.

“Kosova është ende në një fazë të hershme në zhvillimin e një sistemi gjyqësor funksional. Administrimi i përgjithshëm i drejtësisë vazhdon të jetë i ngadalshëm, jo-efikas, dhe i prekshëm nga ndikimet politike. Pak progres është bërë gjatë periudhës së hartimit të raportit”, shkruan në raportin e KE-së.

“Qeveria e Kosovës ka qenë duke konsideruar disa opsione për një sistem vetting-u në drejtësi dhe prokurori. Në këtë kontekst, prezentimi i një ri-vlerësimi të plotë të një-hershëm të të gjithë prokurorëve zgjon shqetësime serioze. Një proces i tillë duhet të konsiderohet vetëm si masë e veçantë kur s’ka zgjidhje tjetër, kur të gjitha mjetet ekzistuese dhe mekanizmave për të siguruar luftën kundër korrupsionit të zyrtarëve gjyqësor janë shterrur, por edhe atëherë duhet të jetë në pajtim me standardet Evropiane dhe ndërkombëtare, si dhe këshillën e Komisionit të Venecias”.

Ndërsa për luftën kundër korrupsionit, në raport shkruan se vetëm një progres i pakët e i kufizuar ka ndodhur gjatë kohës së hartimit të raportit.

Korrupsioni është i shpërndarë anembanë, shkruan raporti, dhe se mbetet ende shkak për shqetësime serioze.

“Pavarësisht disa përpjekjeve të bëral ende ka nevojë për vullnet të fuqishëm politik për të adresuas efektivisht rreziqet e korrupsionit sistematik, si dhe një përgjigje të fortë ndaj korrupsonit në nivelin e lartë”.

Ndërsa për luftën kundër krimit të organizuar shkruan se ende ka nevojë që të mirren masa për të fuqizuar prokurorinë si dhe të sigurohet mos-interferimi politik në aktivitetet operacionale të forcave të rendit dhe ligji.

“Kosova është në një fazë të hershme në kuftën kundër krimit të organizuar. Ka bërë përparim të kufizua gjatë periudhës raportuese në hetimit dhe përndjekjen e rasteve të krimiz të organizuar”, shkruan në raport.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore