Shqipëria

Raporti i policisë për muajin maj/ Rreth 11 mijë shkelje të Kodit Rrugor në Tiranë


Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në funksion të parandalimit dhe rritjes së parametrave të sigurisë në rrugë, u proceduan penalisht nё muajin maj, 145 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 95 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 50 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, njofton policia në raportin e muajit maj.

Po ashtu, sipas policisë, u pezulluan 713 leje drejtimi, nga të cilat 416 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 151 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 146 për shkelje të tjera.

Si rezultat i operacionit tё koduar “TISPOL” u proceduan administrativisht 1 mijë e 700 drejtues motomjetesh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.

1 mijë e 650 drejtues mjetesh, njofton policia rrugore, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, 165 drejtues mjetesh, për mosrregullim shpejtësie dhe gara me shpejtësi në qendrat e banuara.

1 mijё e 85 shoferë do tё procedohen pёr shkelje tё tjera administrative.

Janë shoqëruar për verifikim, për llogari të strukturave të tjera policore, 76 automjete me targa regjistrimi të shteteve të huaja, si dhe u sekuestruan dy automjete tё dyshuara si tё vjedhura jashtё vendit.

Gjithashtu janë vendosur edhe 5673 masa pёr shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor, kështu shkruhet në raportin e policisë për muajin maj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore