Shqipëria

Rama mbledh kabinetin qeveritar


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbledhur kabinetin qeveritar mesditën e 29 marsit në ambientet e “Vilës 31”.

Deri më tani nuk dihet arsyeja e këtij takimi, por është njoftuar edhe mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste në orën 17:00.

Kujtojmë se gjatë kësaj dite janë lëshuar një sërë urdhër arrestesh nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), për çështjen e Inceneratorëve.

Mes të arrestuarve janë dhe funksionarë shteti. Sakaq i arrestuar për këtë nga SPAK-u është ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore