Shqipëria

Rama: Kurtin mund ta shkarkojë një protestë e organizuar nga vetë ai, jo unë


Dilemave të shtruara së fundi, nëse kryeministri shqiptar, Edi Rama, po punon për shkarkimin e qeverisë së Albin Kurti, u dha përgjigje vetë kryeministri shqiptar.

“Dëgjoni këtu”, nisi përgjigjen e tij Edi Rama, pasi u pyet nga gazetarët.

“Qeverinë Kurti mund ta rrëzojë vetëm një protestë e Albinit. Për sa kohë Albini nuk del në protestë kundër qeverisë së vet, nuk ka kush e rrëzon”.

“Kështu që s’ka lidhje kjo”, përfundoi shkurt Rama.

Ndërsa për çështjen e “përzierjes në politikën e Shqipërisë nga kryeministri Kurti”, duke marrë pjesë në fushata zgjedhore atje, Kurti tha se “fushatë” do të bëjë, por për diçka tjetër.

“Ne nuk mund të bëjmë komente tash për konglomerat përshtypjesh nga më të ndryshmet, sepse atëherë nuk jemi kryeministra e as analistë të mirë”, tha Kurti.

“Porti i ri i Durrësit, porti i thatë i Kosovës, hekurudha në mes, kjo është çështja më e rëndësishme dhe për këtë do të bëj çdo ditë fushatë”, deklaroi kryeministri Kurti.

“Dekaratat, përshtypjet, insinuata, intrigat, janë të pakrahasueshme me atë se çka po bëjmë me këto mbledhjet e përbashkëta”, përfundoi ai.

Ndërsa pyetjes se pse vazhdon t’i referohet si presidentit Hashim Thaçi, Rama tha se atë termin “ish” nuk e përdor fare.

“Vjosa gëzon sukses të plotë nuk ka problem me Hagën dhe nuk kam për qëllim që kur përmendi Hashimin të anashkaloj presidenten aktual Vjosa Osmanin”.

“Unë termin “ish president” nuk e përdori, prandaj të gjithëve që kanë qenë president ju drejtohem me të njëjtin titull pra president nuk ka rëndësi koha kur ka qenë”.

“Sa i përket vizitës sime tek prindërit e ish presidentit është shumë personale. Marrëdhënia ime me të tashmë botërisht dihet. Edhe në Hagë e kam shkruar në arsyetimin e vizitës, se më ka marrë malli”.

“Kjo është e vërteta”.

“Ka qenë nderë dhe kënaqësi për mu që të takohem me familjen e tij”, ka përfunduar Rama.

Ndërsa kryeministri Kurti tha se e kishte vlerësuar më të udhës të takonte avokatët e të akuzuarve në Hagë sesa vet ata.

“Unë kam vlerësuar që është me e udhës të i takoj avokatët e mbrojtës të të gjithë luftëtareve të UÇK që janë në Hagë pasi ka kaluar një vite e gjysme prejse mbahen në paraburgim”.

“Ndërkaq kryetari i Kuvendit i ka vizituar atje edhe unë ende nuk kam arrit të takohem pas vizitës që ka bërë dhe këtë do ta bëj aspak më larg se sonte”.

“Sa i përket vizitës sime tek prindërit e ish presidentit është shumë personale. Marrëdhënia ime me të tashmë botërisht dihet. Edhe në Hagë e kam shkruar në arsyetimin e vizitës, se më ka marrë malli”.

“Kjo është e vërteta”.

“Ka qenë nderë dhe kënaqësi për mu që të takohem me familjen e tij”, ka përfunduar Rama.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore