Shqipëria

Rama: Kemi më shumë lojtarë se sa vende në skuadër


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar të dielën, një takim me finalistët e platformës “Deputeti që duam”. Në këtë platformë kanë aplikuar 1581 persona, për të qenë pjesë e kandidatëve për deputet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Rama është shprehur se Partia Socialiste ka “më shumë lojtar”, të aftë për të mbuluar rolet, se sa vende në skuadër.

Ai thekson se ky grup ka qene mbështetës për reformat dhe vendimmarrjet e marra nga Qeveria.

Të pranishëm ishin dhe Sekretari Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, si dhe Kryetari Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Balla ju ka bërë thirrje kandidatëve të rinj për deputet, që “marrëdhënien më të ngushtë” ta ruajnë me zgjedhësit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore