Shqipëria

Rama: Do të zerohet taksa për pagat deri në 50 mijë lekë


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit njoftoi se Qeveria do të propozojë së shpejti që ata persona që marrin deri në 500 mijë lekë të vjetra pagë, taksimi të jetë zero.

Ai shpjegoi se nuk ka në rajon biznes të vogël me zero taksë, s’ka në rajon biznes me zero TVSH dhe s’ka në rajon taksë zero për pagat deri në 400 mijë lekë të vjetra.

Po ashtu në daljen e tij Rama i është përgjigjur deklaratave të opozitës se mazhoranca ka paguar 385 milionë euro fatura arbitrazhi.

“Nuk mund të thoni që ka një faturë prej 385 milionë eurosh për arbitrazhe që Qeveria po e paguan”, u shpreh Rama.

Ai këmbënguli se Qeveria nuk i ka paguar askujt këtë shifër të sipërpërmendur.

“Unë po ju them që zero, asnjë qindarkë nuk i është paguar as Becchetti-t as dikujt tjetër”, tha kryeministri duke shtuar se ballafaqimi në rrugë ligjore po vijon.

Në fjalën e tij Rama sqaroi se në Shqipëri  aktualisht janë 707 mijë persona të punësuar – duke iu përgjigjur akuzave të deputetes, Jorida Tabaku,

Ai i bëri kërkesë Tabakut që të nxjerrë faktet për konstatimin e saj se ka një rritje të papunësisë.

Nuk kanë munguar as replikuak me këtë të fundit, të cilës Rama i kujtoi  se “flamuri” i tyre, duke iu referuar Sali Berishës është non grata nga DASH.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore