Shqipëria

Rama dhuron gjak, fton qytetarët të bëjnë të njëjtën gjë


Tradita e dhurimit vullnetar të gjakut, në Kryeministri, vijoi edhe këtë vit si një akt solidariteti njerëzor, duke ju bashkuar sloganit të Ditës Botërore të Dhurimit të gjakut 2022  “Bashkoni përpjekjet dhe shpëtoni jetë”!

Kryeministri Edi Rama një dhurues i rregullt i gjakut prej thuajse dy dekadash ishte i pari që dhuroi sot gjak në ndihmë të kategorive që kanë më shumë nevojë për të.

Në mjediset e bibliotekës në Kryeministri u instalua njësia e lëvizshme e Kryqit të Kuq Shqiptar, ku punonjësit e administratës së këtij Institucioni dhuruan gjak, akt i cili përveçse ndihmon në shpëtimin e jetëve të tjera, është edhe një proces i shëndetshëm për vetë trupin e dhuruesit.

Edhe këtë vit fushata sensibilizuese e dhurimit të gjakut synon të ndërgjegjësojë për rolin e rëndësishëm që luajnë dhurimet vullnetare të gjakut në shpëtimin e jetëve dhe rritjen e solidaritetit brenda komuniteteve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore